Me çfare duhet ti ushqejme bakteret e mira qe ndodhen aty?

Bakteret e zorreve duhet ti ushqejme me fibra prebiotike qe ato te prodhojne butirate.

Cfare jane butiratet?
Acidi butirik ose butiratet jane metabolite mikrobiale esenciale me nje rol vital qe bejne rregullimin e sistemit imunitar. Butiratet jane nje burim energjie per qelizat e kolonit (kolonocitet) dhe perfshihen ne mirembajtjen e shendetshme te mukozes se zorreve.

Cilat Jane efektet e acidit butirik?

1. Efekt antiinflamator
2. Anti kancerogjen
3. Reduktohen depozitimin e yndyrnave ne melçi
4. Rregullues i pH ne zorre
5. Rrisin vlerat e antioksidanteve
6. Riparojne barrieren intestinale
7. Stimulojne rritjen qelizore
8. Permirsojne insulino-rezistencen

Sa me shume butirat ne organizem, aq me shume prodhohet glutation i cili eshte nje antioksidant i fuqishem qe asgjeson radikalet e lira ne trup.

•Si ndikon acidi butirik ne sistemin nervor dhe “komunikimi” midis trurit dhe zorreve.

•Stresi bllokon nervin vagus dhe keshtu vagusi nuk leshon molekula antiinflamatore.
Nese nervi vagus frenohet nga stresi, atehere nuk e kontrollon dot permeabilitetin (levizshmerine) e zorreve, keshtu qe siperfaqja e tyre qendron poroze duke lejuar hyrjen e metaboliteve, toksinave dhe baktereve ne gjak e derisa disa kalojne barrieren hemato-encefalike, e cila mbron trurin nga patogjene dhe infeksione. Prodhimi i butiratit (acid yndyror me varg te shkurter) forcon barrieren e zorreve duke mos lejuar kalimin e toksinave dhe metaboliteve te demshem.
‌”Leaky gut” ose zorra qe rrjedh, verehet ne depresion ose gjendje ankthi. Disa baktere te mira si: lactobacillus rhamnosus dhe lactobacillus farciminis ulin kortizolin (hormonin e stresit) duke çuar ne nje “mood”, humor te balancuar. Keto acide yndyrore me varg te shkurter ndihmojne ne acidifikimin e zorreve per te arritur pH optimal qe bakteret e mira te zhvillohen , kjo gje kontrollon inflamacionin. Keto acide yndyrore ne zorre promovojne prodhimin e serotonines (hormoni i lumturise).
•‌GABA – gamma aminobutirik acid, neurotransmetues qe rregullon dhe nderhyn si relaksant kur ka stimulim te tepruar. Marrja e ketij suplementi ne forme kapsule rrit nivelin e butirateve gje qe ndihmon ne permiresimin e humorit dhe gjendjen e ankthit.
‌Butiratet jane elemente kyçe per shendetin e zorreve dhe te trurit te cilat mund te parandalojne semundje te ndryshme autoimune dhe obezitetin.

•Ushqimet qe permbajne butirate

1. Kur konsumon fibra mjaftueshem, bakteret e zorreve rriten te shendetshme dhe mbrojne nga semundje te ndryshme. Fibrat gjenden ne ushqime si: perimet, farat, frutat,
orizi, patatet, qepa, hudhra, arrat, kefir, lagumet dhe drithrat.

Konsumimi i ketyre ushqimeve do kontribuoje ne mikrobiome te shumellojshme, prandaj konsumoni sa me shume prebiotike dhe fibra qe te keni nje flore intestinale te shendetshme.

Nga: Krisa Hoxha, Farmaciste