Anemitë dhe disa çrregullime të tjera të gjakut

Përpara se të fillohet mjekimii anemive është e domosdoshme që të përcaktohet tipii anemisë. Kripërat e hekurit mund të jenë të dëmshme dhe mund të shpien në një mbingarkesë me hekur në qoftë se jepen të vetme në anemitë që nuk lidhen me pamjaftueshmërinë e hekurit.

Anemitë nga pamjaftueshmëria e hekurit

Mjekimii këtyre anemive është i justifikueshëm vetëm kur vërtetohet pamjaftueshmëria e hekurit. Profilaksia justifikohet gjatë periudhës së shtatzënisë, menorragjisë, pas gastrektomisë subtotale ose totale dhe në mjekimin e foshnjeve që kanë lindur me peshë të vogël, binjakëve dhe në foshnjet që kanë lindur me sectio caesarea.

Përdorimii kripërave të hekurit nga goja

Kripërat e hekurit jepen nga goja, kur ka arsye bindëse për të përdorur këtë rrugë. Kripërat ferrore (Fe+ ) kanë vetëm disa ndryshime të vogla nga njëra-tjetra, përsa i përket efektshmërisë në përthithjen e hekurit, kurse kripërat ferrike ( Fe3+) përthithen shumë më pak.

Në shpejtësinë e përtëritjes së hemoglobinës ndikon pak llojii kripës sẽ përdorur, kurse në shumë të sëmurë faktorikohë nuk ka shumë rëndësi. Përzgjedhja e përgatesës, në përgjithësi, bëhet duke pasur parasysh incidencën e efekteve të padëshirueshme, siedhe koston e saj.

Doza nga goja e hekurit elementar, për pamjaftueshmërinë e këtij elementi, duhet të jetë 100 derinë 200 mg në ditë. Është bërë zakon që kjo dozě të jepet në trajtën e sulfatit ferror të thatë, 200 mg, 3 herë në ditë; një dozë sulfatiferror prej 200 mg, 1 ose 2 herë ně ditë mund të jetë e efektshme pēr profilaksinë ose për pamjaftueshmërinë e lehtë të hekurit. Në qoftë se sh faqen efekte të peshë padëshirueshme, doza mund të ulet ose mund të jepet një kripë tjetër hekuri. Megjithatë duhet pasur parasysh se përmirësimii tolerancës ndaj një kripe tjetër hekuri mund të vijë nga sasia më e vogël e hekurit elementar që ajo përmban. Incidenca e efekteve të padëshirueshme nga sulfatiferror nuk është më e madhe sesa ajo e kripërave të tjera të hekurit, kur krahasimi bëhet në bazë të sasive barasvlerëse të hekurit elementar që përmban secila kripë.

Përgjigja terapeutike.

Përqendrimii hemoglobinës duhet të rritet rreth 100-200 mg për 100 ml (1-2 g për litër) në ditë., Pasihemoglobina të ketë arritur në vlera normale, mjekimiduhet vazhduar edhe për 3 muaj të tjerë, me qëllim që të ngopen depozitat e hekurit . Ndryshimet e indit epitelial, si: glositiatrofik dhe kiolonikia, zakonisht përmirësohen, ndonëse përgjigja shpesh herë është e ngadalshme. Përgatesat e përbëra. Disa përgatesa që merren nga goja përmbajnë acid aksorbik, i cilindihmon përthithjen ose hekuriështë në trajtën e një kelati, i ciliështë vërtetuar eksperimentalisht se jep një mitje modeste në përthithjen e hekurit. Megjithatë epërsia terapeutike është minimale dhe kostoja mund të ritet. Nuk ka ndonjë justifikim as teorik dhe as klinik për futjen e përbërësve të tjerë terapeutiké veprues, sip.sh. të vitaminave të grupit B (përveç acidit folik për gratë shtatzëna).

Kapsulat dhe tabletat me çlirim të kontrolluar.

Këto forma farmaceutike e çlirojnë hekurin gradualisht, meqenëse kapsula ose tableta kalon përmes zorrëve dhe kështu një sasimë e vogël hekuri do të ndodhet në çdo kohe në lumenin e zorrës. Eshtë llogaritur që çdo njësidoze të përmbajë sasitë mjaftueshme hekuri për 24 ore, kështu që mund të përdoret vetěm një dozë ditore. Keto përgatesa e bartin hekurin, që ka kaluar në pjesën e parë të duodenit, në pjesë të tjera të zorrës, ku kushtet e përthithjes se hekurit nuk janë të përshtatshme.Incidenca e vogël e efekteve të padëshirueshme mund të vijë për shkak të sasive të vogla të hekurit disponibëL. Në keto rrethana përgatesat në fjalë nuk kanë ndonje epërsi terapeutike dhe nuk duben përdorur.

Formulari Terapeutik S. Durrësi