Koronav.irusi COVID-19 është një entitet i tillë i panjohur për ne – dhe e panjohura është e frikshme. Kjo frikë bën që shumë prej nesh të drejtohen për të kërkuar zgjidhjet tona.  E ndërsa kërkojmë të gjithë duhet të marrin përgjegjësitë dhe vendime për shëndetin e tyre, e në këtë mënyrë këto vendime duhet të jenë të bazuara shkencërisht.

Diskutimet rreth vetive shëndetësore të hudhrës qarkullojnë prej vitesh. Madje ka të dhena për të mbështetur përdorimin e tij në disa sëmundje, si sëmundjet e zemrës, diabeti dhe presioni i lartë i gjakut.

“Pirja e ujit me hudhër ose ngrenia e hudhrës, a mund të ndihmojë në parandalimin e infeksionit koron.avirus?”

Shumë shkrime dhe ‘dhënie recetash’ kanë dalë në rrjetet sociale, duke thënë se kjo ndihmon në largimin e koron.avirusit. Sigurisht nuk jemi të befasuar  duke pasur vëmendjen që hudhra ka fituar gjatë viteve për aftësitë e saj të supozuara për luftimin e mikrobeve. Një studim, për shembull, tregoi se hudhra kishte disa efekte frenuese në një koronavirus por jo këtë koronavirus (COVID-19), i cili është i ri. Kjo mund të jetë DIÇKA  e mirë, por nuk ka asnjë provë që të ketë ndonjë efekt në një infeksion COVID-19 në jetë reale. Shijoni hudhrën, por  thjesht mos u mbështetni në të se ajo është zgjidhja e COVID-19. Bazohuni në informacionet zyrtare të OBSH-së ose institucioneve shëndetësore.