Gjatë tkurrjes së muskujve, ashtu si në makineritë më të mira të prodhuara nga njeriu, vetëm 20%-25% e energjisë së çliruar shndërrohet në punë të dobishme. Pjesa tjetër e energjisë çlirohet në formë nxehtësie dhe ndih- mon në ruajtjen e temperaturës së trupit brenda kufijve homeostatikë. Kur ju bëni ushtrime fizike me ngarkesë, temperatura e trupit rritet, sepse gjaku ngrohet prej nxehtësisë së çliruar nga muskujt. Zakonisht, kjo rritje e temperaturës nuk përbën kërcënim për trupin. Kjo, falë mekanizmave homeostatikë, në të cilët përfshihen rrezatimi i nxehtësisë nga lëkura dhe djersitja. Frisonet për- faqësojnë skajin e kundërt të ekulibrit homeostatik, gjatë të cilave tkurrjet e muskujve përdoren për të prodhuar nxehtësi.