Mbyllet me sukses seminari i parë në Shqipëri ‘Weightlifting Training Camp’

Për herë të parë në Shqipëri është organizuar një seminar i mirfilltë mbi mësimin e teknikave bazë të peshëngritjes dhe elementeve ndihmëse të saj si përdorimi i  suplementeve dhe fizioterapia sportive.

Rezultoi pozitive ideja dhe iniciativa e Ervis Tabakut për të futur një risi në Shqipëri si ajo e  një ‘Weightlifting Training Camp’, ku qëllimi kryesor kryesor ka qënë që pjesëmarrësit të mësonin dhe të merrnin sa më shumë informacion mbi teknikat bazë të peshëngritjes, si organizohet një seancë stërvitore në peshëngritje, transmetimi i idesë tek trainjerët profesionistë por edhe tek njerëzit që praktikojnë këtë sport, se peshëngritja nuk është një sport i ‘rëndomtë’ por një sport i cili  ndikon pozitivisht dhe sjell benefite në trupin e njeriut.

Sporti i peshëngritjes është një sport i cili po praktikohet në masë në të gjithë botën, së fundmi po merr dhe zhvillim në vëndin tonë. Mësimi i teknikave në mënyrën e duhur dhe nga profesionistët, mënjanon dëmtimet dhe ju ndihmon në marrjen e sa më shumë rezultateve pozitive.

Duke ditur që përdorimi i suplementeve dhe fizioterapia sportive luajnë një rol të rëndësisëm në regjimin dhe rikuperimin e një sportisti apo individi që merret me aktivitet fizik, M-Health Care Albania u bashkua kësaj iniciative me Marsil Xhemollari, Farmacist dhe sportist i peshëngritjes dhe Megi Zuna Fizioterapiste duke trajtuar temat reale dhe thelbësore në mirëmbajtien dhe kujdesin ndaj shëndetit.

Abuzimi me përdorimin e suplementeve, është një fenomen i cili ka përfshirë të gjithë botën. Orientimi dhe marrja e tyre ne dozat e duhura, përzgjedhja,  tyre dhe nevoja e tyre në sport, kanë qënë temat e trajtuara nga Marsil Xhemollari. Duke ditur se informacioni për suplementet është i cunguar në përdorimet specifike fokusi kryesor ishte tek ndërveprimet e tyre me suplemente të tjera dhe me mediakmentet.

 

Rikuperimi është një aspekt që nuk duhet anashkaluar në sport, prandaj M-Health Care Albania me përfaqësuese Megi Zuna dha informacionet e duhura me dëmtimet dhe rikuperimet e mundshme në sport.

Seminari i organizua në bahkëpunim me The Lab 365, M-Health Care Albania dhe mbështetje nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes ku në përfundim të seminarit për të gjithë pjesëmarrësit janë shpërndarë edhe certifikatat përkatëse.