A e dini se Hipertensioni arterial quhet ndryshe edhe “Vrasësi i heshtur”?

 

Hipertensioni arterial në shumicën e rasteve nuk diagnostikohet, për shkak të mungesës së simptomave. Por ai në mënyrë graduale con në dryshime në enët e gjakut dhe në muret e zemrës, duke rritur rriskun kardio-vaskular, që do të thotë një risk me i rritur për sëmundje ishemike të zemrës apo trurit.

Cilat janë disa nga simptomat më të shpeshta të hipertensionit arterial ?

  • Dhimbje koke
  • Flashe ose skuqje në fytyrë
  • Ndjesi shtrëngimi në gjoks
  • Marrje mendsh
  • Pika të kuqe në sy ose hemoragji nga hunda (në rastet kur vlerat e tensionit janë më të larta)

Por në shumë raste pacientet nuk kanë asnjë simptome. Një matje tensioni e shpeshte mund të bejë shumë!

Hipertension arterial konsiderohen vlera të tensionit arterial sistolik më të larta se 130 mm Hg, dhe atij diastolic më të larta se 80mm Hg.

Prenotoni vizitën tuaj me specialistin kardiolog nëse keni vlera të larta të tensionit arterial ose vlera të pastabilizuara. Mjekimet dhe modifikimet e stilit të jetës, mund të bëjnë shumë për të parandaluar komplikacionet e paevitueshme të hipertensionit arterial të patrajtuar sic duhet.