WEIGHTLIFTING TRAINING CAMP do të jetë seminari i parë teoriko-praktik në Shqipëri i certifikuar nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes.
Qëllimi:
Praktikimi i peshëngritjes në të gjitha ambientet sportive (përfshi këtu edhe palestrat) është kthyer tashmë në një nga ushtrimet bazë të programeve të stërvitjes për shumë trainjerë. Peshëngritja është një sport i bazuar në forcë, por mbi të gjitha i bazuar në teknikë.
Një praktikim jo i mirë i saj mund të sjellë dëmtime serioze për cdo individ. Shtoni dijet tuaja sot duke u bërë pjesë e seminarit 3- ditor, për tu bërë më të aftë nesër.
Qëllimi i këtij seminari është njohja me bazat e peshëngritjes, njohjen me teknikat kryesore dhe ushtrimet ndihmëse, benefitet e saj tek njerëzit e zakonshëm dhe tek sportet e tjera, përdorimi i suplementeve dhe medikamenteve, efektet e tyre në trupin e njeriut, risite mbi to, fizioterapia sportive, lëndimet dhe rikuperimet e tyre.
Kush mund të regjistrohet?
Seminari është i vlefshëm për të gjithë Trainjerët, Instruktorët, Personal Trainer, Trainjerët e Crossfit, Mësues të Edukimit Fizik.
Certifikimi
Certifikimi do të bëhet nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes. Cdo certefikate e dhënë nga Federata Shqiptare e Peshëngritjes është e njohur nga instancat shtetërore.
Certefikatat do të shpërndahen nga presidenti i federatës z. Theodhor Masllavica.
E detyrueshme
Për të gjithë praktikantët pjesëmarrja është e detyrueshme në të treja ditët. Mos prezenca nuk ju pajis me Certefikaten përkatëse.
Veshja duhet të jetë sportive për shkak të praktikimit të peshëngritjes gjatë seminarit.
( tuta të shkurtra dhe bluzë sportive)
——————————————————————————————————
Programi:
Data: 8-10 Nëntor
Ora: 10:30-14-30
Vendodhja: THE LAB 365 Sport Recreation, Rruga Kristaq Cipo, mbrapa Big Market Ali DEM, Tiranë.
Kontakt: Tel: +355698705601 +355686700904 Email: [email protected]
——————————————————————————————————
Dita I-rë
Programi
Hyrje | 10:30-11:10
Cfarë është peshëngritja dhe benefitet e saj në trupin e njeriut. | 11:10-11:25
Suplementet ( klasifikimi, përdorimi, dozimi përzgjedhja e tyre) | 11:30-12:00
Snatch (shkëputje dhe ushtrimet ndihmëse) | 12:05-14:05
(Hang snatch, power snatch, snatch from box, over head squat, balance) Teori+Praktikë
Përseritje-Pyetje-Përgjigje | 14:05-14:30
Dita II-të
Programi
Roli i Vitaminës D dhe Kalciumit tek sportistet. | 10:30-10:45
Medikamentet dhe suplementet e përdorura në rastet e dëmtimit, | 10:45-11:10
kontraktimit, rikuperimit.
Clean & jerk ( Shtytje dhe ushtrimet ndihmese) | 11:10-13:30
(clean from box, hang clean, power clean, push press, power jerk, split from box)
Squat (back front, pull, clean-snatch) | 13:30-14:30
Përsëritje+Pyetje+Përgjigje
Dita III-të
Programi
Lëndimet sportive dhe rikuperimi i tyre. | 10:30-10:55
(përse ju nevojitet fizioterapia sportisteve, dëmtimet muskulare, bursitet, dëmtimet ligamentoze dhe tendinoze, luksacionet dhe distorcionet , frakturat.
Risitë mbi suplementet | 11:00-11:20
Snatch + Clan&Jerk+Squat | 11:25- 13:25
Test One to One. | 13:25-14-25
Fjala e Presidentit të Federatës | 14:25-14:35
Shpërndarja e Certefikatave | 14:40
Intervista dhe Coctail
Lektorë
Ervis Tabaku
Trainjer i ekipit të Partizanit
Trainjer dhe drejtues I THE LAB 365
8 vjet sportist i ekipit kombëtar të peshëngritjes
Medalist në kompeticionet eruopiane dhe botërore.
Kampion Europe për të rinj, Nënkampion bote për të rinj, medalje ari dhe bronxi në lojrat mesdhetare
Marsil Xhemollari
Farmacit pranë Farmaci Nr.1
Peshëngrites i ekipit të Skenderbeut
Antar i komisionit anti-doping pranë FSHP
Lektor në seminare të ndryshme mbi suplementet dhe sportin
Themelues i M-Health Care Albania dhe pergjegjës për pjesën nutricionin dhe farmacisë tek
M-Health Care Albania
Ish sportist i ekipit kombëtar te peshëngritjes për moshat U-23
Megi Zuna
Fizioterapiste pranë Klinikes Mjekësore Nr.1
Përgjegjëse për fushën e Fizioterapise tek web-faqja
M-Health Care Albania
Asistente fizioterapie në kampionatet kombëtare të FSHP