Dhimbja e Gjurit (Gonartroza)

Dhimbja e gjurit ose sic njihet ndryshe me termin  Ghonartrozë është një sëmundje e vazhdueshme që prek të gjitha moshat, vecanërisht moshën e tretë.
Bëhet fjalë për një konsumim të siperfaqes artikulare ku kjo e fundit është e veshur me një ind qe quhet Kërc.Në momentin që kërci dëmtohet ka shumë pak pak aftësi të rigjenerohet,dhe si pasojë shkakton dhimbje.
Ndryshe ajo mund te karakterizohet dhe me deformime.
Faktorët favorizues të dhimbjes se gjurit janë:
-Plakja natyrore e nyjeve(artikulacioneve)
-Mbipesha
-Traumat e ndryshme
-Forca te ndryshme të ushtruara me presion mbi gju.
Shenjat që përcakton gonartroza:
-Dhimbje gjatë levizjes ose në mëngjes
-Ngurtësim
-Pamundësi në lëvizje
-Inflamacion
-Dhimbje
-Zhurma
Trajtimi më i mirë për këtë sëmundje është trajtimi fizioterapeutik, sporte të lehta, ecje në natyrë.

Megi Zuna