Pro apo kundër vitaminave në formë suplementi?
Ky është një ndër debatet që dëgjon sot në jetën e përditshme. Përdorimi i vitaminave në formë suplementi është e nevojshme për cdo individ i cili ushqehet në mënyrë jo të rregullt, (këtu përfshihen oraret, sasia e ushqimeve apo përzgjedhja e tyre ) pasi trupi i njeriut nuk mund të plotesojë dot nevojat dietike të tij vetëm me konsumin e ushqimit tek këta individë. Dozat e vitaminave janë unike për cdo individ pasi jo të gjithe kemi të njejtin organizëm dhe jo të gjithe ushqehemi njëlloj.

Por çfarë duhet të dimë dhe ku të bazohemi para se të zgjedhim një suplement?

Qëllimi: Përpara se të zgjedhim një suplement duhet të dimë qëllimin se përse do përdoret ai. Do të përdoret për plotësimin e nevojave ditore, përdorim në sport apo në sëmundje të ndryshme dozat duhet të përzgjidhen për çdo grup pasi  cdo indivit është unik dhe gjithësecili nga ne ka nevojë për sasi të ndryshme të elementeve dhe mikroelementeve.

Përbërja dhe çmimi: Para se të zgjidhni një suplement shikoni përbërjen që ai ka dhe jo çmimin.

Pasi dimë qëllimin se përse do të përdoret, gjithmonë shikoni tabelën e përmbajtjes ku përshkruhen  të gjitha elementet dhe dozat e tyre. Kujdes çmimi i shtrenjtë nuk do të thotë se produkti është më i mirë. Shumica e shitësve të tyre abuzojnë me çmimin e suplementeve duke i rritur ato në mënyrë fiktive.

 

Firma prodhuese: Sot në të gjithë botën operojnë firma të ndryshme për shitjen e suplementeve ushqimorë, por gjithmonë zgjidhni të blini në kompani të sigurta. Para se ta blini shikoni me kujdes origjinën e produktit, vendi prodhues dhe nëse kanë certefikata sigurie apo jo. Duke ju referuara të dhenave te fundit nga USADA ( agjencia amerikane e anti dopingut) nga analizat e bëra rezultoi se shumë suplemente  në përbërjen e tyre përvecse nuk kanë  elementet e përshkruar në tabelën e përmbajtjes, kanë dhe mbetje të dëmshme për trupin e njeriut. Prandaj blijini ato në vënde të sigurta dhe të liçensuara.

Skadenca: Një ndër problemet e shfaqura së tepërmi është dhe data e skadencës. Produkti duhet ta ketë të gëdhëndur në amballazh datën e skadencës.

Nga Marsil Xhemollari