Përse fëmijët duhet të merren me aktivitet fizik?

Teknologjia tashmë është  bërë pjesë e pandashme e jetës tonë, ku ‘fatmirësisht apo fatkeqësisht’ ajo ka prekur edhe femijët. Ndonëse vite më parë, fëmijët  ishte e vështirë ti futje në shtëpi për shkak të aktivizimit të tyre në lojra apo aktivitete të ndryshme sot ndodh krejt e kundërta. Shfrytëzimi i kohës me video lojëra  apo programe që lidhen me teknologjinë i bën fëmijët më ‘dembel’, më pak të fuqishëm dhe të prekshëm lehtë nga viruse.

Aktivizoje fëmijën në sporte apo aktivitete të ndryshme.

Për t’i dhënë fëmijës tuaj kulturën e aktivitetit fizik aktivizoheni atë në sporte të ndryshme dhe aktivitete të tjera fizike që janë miqësore për fëmijët.  Shanset janë që disa sporte do të ngjallin interesin e fëmijës tuaj. Aktiviteti fizik i bën fëmijët më të fortë fizikisht, rritje të rezistencës dhe më imun ndaj sëmundjeve.

Konsideroni këshilla të tjera klasike nga ekspertët e shëndetit të fëmijëve, të tilla si aktiviteti inkurajues , dhe vendosni një shembull të mirë vetë.

Udhëzoje atë duke i mësuar kulturën e të ushqyerit.

Ju gjithashtu mund të promovoni shëndetin e fëmijëve duke e inkurajuar fëmijën tuaj të hajë një larmi ushqimesh të shëndetshme dhe të kontrollojë madhësitë e porcionit. Mësoni se cilat lëndë ushqyese janë të domosdoshme, në çfarë sasie dhe si ndryshojnë udhëzimet ndërsa fëmija rritet.

Shumë prindër mundohen të plotësojnë çdo ‘tekë’ të fëmijës të tyre për çdo kërkesë që ata kanë me ushqimet që duan. Shmangni ushqimet e konservuara, ushqimet me shumë kalori dhe ato pa vlera ushqyese. Mësojeni të hajë me orare të caktuara dhe një vakt të mushur me vlera ushqyese për të marrë kaloritë që i nevojiten.

Përqëndohuni më shumë tek frutat, perimet që fëmija juaj  të ketë një imunitet të fortë dhe të gëzojë shëndet të plotë.

Sigurisht, ka rëndësi edhe çështjet shëndetësore të fëmijëve të tjerë – siç janë vaksinat, siguria e fëmijëve dhe çështjet sociale. Ndani shqetësimet që mund të keni për shëndetin e fëmijëve me mjekun e fëmijës tuaj.

M.Xhemollari