Aktiviteti fizik ndikon drejtpërdrejt tek shëndeti juaj. Sa minuta na nevojiten për tu stërvitur?

Përse duhet të stërvitemi?

Fillimi i një programi të fitnesit apo nisja e një aktiviteti fizik të çfarëdollojshëm mund të jetë një nga gjërat më të mira që mund të bëni për shëndetin tuaj. Në fund të fundit, aktiviteti fizik mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjes kronike, të përmirësojë ekuilibrin dhe koordinimin tuaj, t’ju ndihmojë të humbni peshë dhe madje të rritni vetëvlerësimin tuaj.  Ju mund t’i korrni këto përfitime pavarësisht nga mosha, seksi ose aftësia fizike.

Sa minuta në javë na nevojiten për tu stërvitur?

Rekomandohet që të rriturit e shëndetshëm të përfshijnë aktivitetin aerobik dhe trajnimin e forcës në planet e tyre të fitnesit, konkretisht:

Minimumi  150 minuta aktivitet aerobik të moderuar ose 75 minuta aktivitet të fuqishëm aerobik në javë, ose një kombinim ekuivalent të aktivitetit aerobik të moderuar dhe të fuqishëm. Ushtrime për forcimin e të gjitha grupeve kryesore të muskujve të paktën dy herë në javë. Ushtrimi i rregullt mund t’iu ndihmojë të kontrolloni peshën tuaj, të zvogëloni rrezikun e sëmundjeve  të zemrës, të ulni rrezikun e prekjes nga  sëmundje kancerogjene, si  dhe të forconi kockat dhe muskujt tuaj.

 

Personat që ushtrohen për herë të parë dhe ata të cilët kanë kohë pa u ushtruar?

Fillimi i një programi fitnesi është një vendim i rëndësishëm, por nuk ka pse të jetë një vendim dërrmues. Duke planifikuar me kujdes dhe duke stërvitur veten, ju mund ta bëni palestrën një zakon të shëndetshëm që zgjat një jetë. Stërvitja duhet të jetë e rregullt dhe me rritje të ngarkesës në mënyrë graduale në mënyrë që të bëhet shamangia e dëmtimeve të ndryshme.

Por nëse nuk keni ushtruar për disa  kohë dhe keni shqetësime për shëndetin, duhet të bisedoni me mjekun, trainjerin apo instruktorin  tuaj   përpara se të filloni një rutinë të re të aktivitetit fizik apo fitnesit. Kur jeni duke hartuar programin tuaj të fitnesit personal, merrni parasysh qëllimet tuaja. Mendoni për qëllimet  tuaja të fitnes, dhe vini re pengesat tuaja personale në palestër. Pastaj merrni parasysh strategjitë praktike për të mbajtur në rrugën e duhur programin tuaj të fitnesit.